Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Greqia ndryshon rregullat e kalimit në kufi, testi i COVID para pasaportave

Ndryshon serish procedura e kalimit te kufirit mes Shqiperise dhe Greqise. Kjo e fundit ka propozuar që kontrolli shëndetësor në pikat kufitare me Shqipërinë dhe vendet e tjera kufitare të kryhet përpara kontrollit të pasaportave.

Masa e re pritet të merret për të mbrojtur stafet e policisë kufitare. Lajmi u bë i ditur gjatë një vizite të zv/ministrit të Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Hardalia në Janinë.

Pritet që shumë shpejt shtetasit që hyjnë në Greqi përpara kontrollit të pasaportave të kryejnë testin e Covid-19. Kjo do te ndihmojë që efektivet e policisë të mos bien në kontakt me të infektuarit me koronavirus.

Nëse nje person rezulton pozitiv, atëherë do të rikthehet mbrapsht në vendin e origjinës pa paëur kontakt me efektivet e policisë. Kjo vlen për të gjitha vendkalimet kufitare të Greqisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet