Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Fauci jep alarmin: Situata mund të përkeqësohet pas ndërrimit të viteve

Epidemiologu amerikan, Anthony Fauci ka paralajmëruar se situata do të përkeqësohet, duke e çuar vendin në një “pikë kritike”, pas pushimeve për festat e fundvitit.

“Unë ndaj shqetësimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden se ndërsa hyjmë në javët e ardhshme, situata mund të përkeqësohet”, tha specialisti i sëmundjeve infektive për CNN.

Fauci, i cili theksoi se udhëtimet dhe pushimet favorizojnë përhapjen e COVID-19 shtoi se ai ndihej mirë, pasi kishte marrë vaksinën dhe nuk kishte efekte anësore.

Epidemiologu Fauci ishte një nga të parët amerikanë që mori live, dozën e parë të vaksinës Moderna, e cila u zhvillua në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, të cilin ai e drejton që nga viti 1984.

Siç zbuloi disa ditë më parë, për shkak të masave kufizuese dhe duke pasur parasysh situatën e vështirë që mbizotëron në SHBA me pandeminë e koronavirusit, Fauci tha se do ta festojë në shtëpi me gruan e tij, ndërrimin e viteve, ndërsa do të flasë përmes kamerës me fëmijët e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet