"Erdhi pa trokitur", zv.ministri i Mbrojtjes infektohet me COVID-19

Aktualitet
"Erdhi pa trokitur", zv.ministri i Mbrojtjes infektohet me COVID-19

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi infektohet me COVID.

Me ane te një postimi të publikuar në “Facebook”, ai shkruan se ai dhe familja e tij u konfirmuan dje pozitivë me koronavirus.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka treguar më tej edhe simptomat që kanë shfaqur si kollë të fortë, temperaturë dhe këputje trupi.

“Covid, i veteofruar si dhurate per festat e fund dhe fillimvitit hyri pa trokitur ne familjen tone, duke na perqafuar te gjitheve.

Nje kolle qe vjen gjithnje e me shume prej thellesise se kraharorit, temperature nganjehere me ethe, nje keputje trupi, ilace, gjilpera, cajra etj na shoqerojne ditet.

Dje u konfirmuam me covid dhe nga analiza. U kerkoj gjithe kontakteve te mia te para 4 diteve te bejne kujdes. Ju uroj shendet miqte e mi! #distancehigjienemaske”

ME TE LEXUARAT