Eksplozivi në Shkodër, policia: Pronari i makinës me precedentë penalë

Aktualitet
Eksplozivi në Shkodër, policia: Pronari i makinës me

Policia e Shkodrës ende nuk ka arritur të identifikojë autorët e vendosjes së eksplozivit në një mjet, i cili shpertheu në oborrin e një banesë.

Në dëshminë e tij, pronari i mjetit Nazmi Badulla, ka thënë se nuk ka dijeni kush mund ta ketë vendosur tritolin në makinën e tij.

Ai ka treguar se ka lëvizur me makinë vetëm gjatë paradites se te shtunes dhe më pas e ka parkuar në oborrin e shtëpisë.

Ngjarja ndodhi në mbrëmje në lagjen “Partizani” në Shkodër. Sasia e tritolit që shpërtheu fatmirësisht nuk shënoi të lënduar.

Pronari i makinës rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, për konflikte brenda familjes

ME TE LEXUARAT