Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Drogë nga Spanja në Itali, 5 shqiptarë në pranga!

Pesë shqiptare dhe një shtetas spanjoll kanë rënë në prangat e policisë së Spanjës, si pjesëtarë të një organizatë kriminale me qendër në Malaga dhe Granada.

“La Opinion DE MALAGA” raporton se nëpërmjet kamionëve, organizata transportonte hashash dhe marijuanë nga Spanja në Itali, ku pas një operacioni policor në tre shtëpi dhe në një depo industriale janë kapur 165 kilogramë marijuanë, si dhe 185 kilogramë hashash.

Policia sekuestroi edhe dy pistoleta gjysmëautomatike, një automjet që rezulton i vjedhur, një kamion frigoriferik me rimorkio me fund të dyfishtë, një furgon dhe tre vetura.

Hetimet zbuluan dy ndërtesa të përdorura si bazë për grumbullimin e drogës, në Colmenar (Málaga) e Granada dhe një bazë të tretë të operacioneve në një depo industriale në Mollina.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet