Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Barcelona jep lajmin e keq: Leo Messi është lënduar

Barcelona ka konfirmuar se fundi se ylli i skuadrës Lionel Messi është lënduar dhe po merr trajtim për rikuperimin e kyçit të këmbës së djathtë.

“Lojtari i ekipit të parë, Lionel Messi, është duke përfunduar trajtimin për kyçin e tij të djathtë dhe pritet të kthehet në stërvitje pas ndeshjes FC Barcelona v SD Eibar.”, thuhet në njoftimin e gjigantit spanjoll.

Në këtë sezon, 2020/21, kapiteni i FC Barcelona ka luajtur gjithsejtë 18 ndeshje, duke shënuar 10 gola.

Së fundi, Messi e tejkaloi Pelén si golashënuesi më i mirë me një klub të vetëm. Aktualisht, ai ka 644 gola për Barcelonën, ndërsa Pele i kishte shënuar 643 gola.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet