Arjon Luli harron Anën e “Përputhen” dhe nuk ndahet asnjë sekond nga modelja seksi 

Showbiz
Arjon Luli harron Anën e “Përputhen” dhe nuk ndahet

Pas zhgënjimit që mori nga Ana e parë në “Përputhen”, vajza që ai kishte simpati, si duket Arjon Luli i është qepur një modeleje shqiptare.

Modelja me të cilën ai shoqërohet kohët e fundit, ku nuk mungojnë edhe fotot në rrjetet sociale, është Serena Sula dhe duket qartazi se mes tyre ka lindur diçka.

Kujtojmë se disa javë më parë, Arjoni publikoi disa foto ku shihej në një shtrat me Ana Lleshin.

Pas kësaj kjo e fundit e revoltuar e ndoqi veprimin e Arjonit në Gjykatë. Arjoni pas sqarimit të publikimit të fotos me Anën, publikoi disa foto me modelen Sula. Në një set fotografik, Arjoni shihej me Serenen në vaskë, teksa ish-konkurrenti i emisionit i kishte prekur të pasmet modeles.

Së fundmi në Instastory Arjoni dhe Serena kanë publikuar pamje ku ndodhen me njëri-tjetrin në makinë madje me të njëjtin model flokësh. Pas gjithë këtyre fotove, si duket dyshja duhet të ketë më shumë se një miqësi.

ME TE LEXUARAT