Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aksident i rëndë, humbin jetën 37 persona dhe 18 të plagosur në Kamerun

Një autobus me më shumë se 60 pasagjerë i cili ishte duke udhëtuar drej kryeqytetit, Yaounde nga qyteti Fumban është aksidentuar me një kamion pasi u përpoq të shmangte një grup njerëzisht që ndodheshin në rrugë.

Si pasojë më shumë se 37 njerëz humbën jetën dhe 18 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Shumica e udhëtarëve ishin ata që dëshironin të kalonin Vitin e Ri me familjet e tyre, ata që u kthyen pas pushimeve të Krishtlindjeve ose njerëz të biznesit me dhurata për festat e Vitit të Ri”-tha zyrtari i qeverisë, Monono Voloa

Sipas tij numri i të vdekurve ndoshta do të jetë më i lartë, sepse anëtarët e ekipeve të shpëtimit janë ende në kërkim të të vdekurve dhe të plagosurve

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet