Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aksidenti tragjik i merr jetën ish-lojtari i Liverpoolit

Futbolli uruguajan u zgjua këtë të Dielë me një lajm vërtet të hidhur. Futbollisti Maximiliano Pereira, u gjet pa shenja jete pasi ishte zhdukur të Shtunën brenda ujërave të Salto del Penitente, brenda metropolit të Minas.

Trupi i tij u zbulua i pajetë këtë të Diel nga marina detare. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, thuhet se Pereira është rrokullisur me makinën e tij dhe ka rënë në një liqen nga ku më pas nuk ka mundur të dal nga makina dhe është zhytur thellë në ujë, përcjell KosovaPress.

Zjarrfikësit u përpoqën ta shpëtonin, por nuk ia arritën sepse shkuan me disa orë vonës.

Pereira, 27 vjeç, luajti si një mbrojtës qendror dhe mesfushor. Ai kishte bërë debutimin e tij në Cerro dhe më vonë mbrojti ngjyrat e Miramar Misiones, Racing, Sport Boys të Bolivisë, Deportivo Santín të Paraguait, Liverpoolit dhe Central Españolit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet