Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zgjedhjet/ KQZ letër Gjendjes Civile, kërkon adresat dhe numrin e emigrantëve

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve përmes një letre zyrtare, i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, ku i kërkon informacion mbi numrin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të vendit dhe adresat e vendbanimit të tyre.

Kjo kërkesë bëhet në kuadër të planit për të bërë të mundur votimin e emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit të ardhshëm.

Kërkesa e kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi i është drejtuar Drejtorit të Përgjitshëm të Gjendjes Civile, Bledor Doracaj, në datën 23 Dhjetor, ku i kërkohet ndarja e emigrantëve sipas qarqeve dhe përcaktimi i vendbanimit të tyre jashtë shtetit.

Dokumenti:

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet