Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zbulohet “fast food-i” antik në qytetin e zhdukur nga shpërthimi vullkanik

Mbetjet nga qyteti i Pompeit që u zhduk nga faqja e dheut prej llavës së Vezuvit vijojnë të mahnisin botën.

Sëfundmi, arkeologët kanë zbuluar një ndërtesë të zbukuruar me afreske të ndryshëm, të cilat sipas tyre të krijojnë përshtypjen se bëhet fjalë për një vend ku qytetarët e atëhershëm mund të konsumonin ushqim të shpejtë.

Godina ka afreske shpendësh dhe kafshësh, si pula apo lopë, të cilat janë ruajtur mjaft mirë.

Më herët arkeologët kanë gjetur trupa dhe mbetje të tjera kafshësh në gjatë gërmimeve në qytet, të cilat humbën jetën për shkak të llavës dhe pluhurit vullkanik.

Pompei u zhduk në vitin 79 plk për shkak të shpërthimit të vullkanik në Vezuv. Gërmimet në qytet kanë filluar që në fund të shekullit XIX. Qyteti njihej si një qendër turistike në Romën e lashtë i frekuentuar kryesisht nga të pasurit e kohës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet