Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja e Klodian Rashës, rikthehet në detyrë kolegu i efektivit të arrestuar

Kolegu i Nevaldo Hajdarajt, efektivi që qëlloi për vdekje Klodian Rashën, është rikthyer në detyre pas pezullimit. Ndërkohë që për Hajdarin prokuroria do të dërgojë dosjen për gjykim pas përfundimit të verifikimit nëse ka patur apo njohje të mëparshme me viktimën.

Dy javë pasi ka qëndruar i pezulluar, efektivi i Shqiponjave, i cili ishte në shërbim sëbashku me Nevaldo Hajdarajn, ditën kur u vra Klodian Rasha, është rikthyer në detyrë.

Mësohet se nga verifikimi ka rezultuar se ai nuk ka kryer shkelje, ndërsa ka njoftuar në kohë në lidhje me ngjarjen.

Sa i takon hetimit për efektivin Nevaldo Hajdaraj, organi i akuzës është duke kryer edhe verifikimin e fundit nëse viktima dhe autori kanë patur njohje të mëparshme, ky fakt do të ndikojë në akuzën që do i ngrihet Hajdarit në momentin kur dosja do të shkojë për gjykim.

Sa i takon armës së gjetur në vendgjarje, prokuroria është në pritje të përgjigjes nga laboratorët jashtë Shqipërisë nëse do të marrin përsipër ekspertimin e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:00 të datës 08 dhjetor 2020.

Kolegu i policit të arrestuar ka treguar gjatë marrjes në pyetje gjithë dinamikën e ngjarjes.

Ai ka treguar se Rasha ishte përleshur me efektivin Hajdaraj dhe breda disa sekondave ai ka dëgjuar dy të shtëna dhe kur ishte afruar kishte pare të riun e gjakosur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet