Vendimi, Rusia miraton vaksinën për të moshuarit

Bota
Vendimi, Rusia miraton vaksinën për të moshuarit

Ministria e Shëndetësisë e Rusisë miratoi vaksinën kundër sëmundjes COVID-19, për përdorim te personat mbi 60 vjeç.

Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, tha të shtunën se vaksina ruse, Sputnik, tani është aprovuar për të gjithë personat mbi 18 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët, njerëzit e moshuar kanë qenë të përjashtuar nga programi i vaksinimit masiv në Rusi. Murashko tha se provat tani kanë demonstruar se vaksina është e sigurt edhe për këtë grup.

Ai shtoi se të moshuarit do të përfshihen menjëherë në programin e vaksinimit.

Sipas shifrave zyrtare të Qeverisë ruse, ky vend ka konfirmuar afro 3 milionë njerëz të infektuar me koronavirus, që nga fillimi i pandemisë në muajin mars. Prej tyre, mbi 53,000 pacientë kanë vdekur.

ME TE LEXUARAT