Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vaksinat erdhën/ Evropa përgatitet për ‘Ditën e fitores’

Pas një udhëtimi që zgjati thuajse 10 orë, furgoni frigorifer me 9750 dozat e para të vaksinës anti covid të Pfizer dhe Biontech arriti në kazermën Tor di Quinto në romë, i shoqëruar nga karabinierët.

Ai iu drejtua më pas spitalit Spallanzani në Romë ku edhe do të bëhen nesër vaksinimet e para. Ministri di Maio, konfirmoi në Facebook se vaksinat e para do ti bëhen, siç ishte premtuar, personelit mjekësor. 9750 dozat e para të vaksinës së Pfizer dhe Biontech hynë në itali në bordin e një furgoni të zi me temperaturë të kontrolluar që kaloi kufirin ditën e krishtlindjes.

Fillimi i fushatës së vaksinimit zyrtarisht është caktuar për të dielën, në të njëjtën kohë në të gjitha vendet anëtare të BE. Dozat e para në Itali do të administrohen në romë dhe do të qëndrojnë në spitalin Spallanzani, ndërsa të tjerat do të shpërndahen nga aeroporti ushtarak Pratica di mare, ku 5 avionë, 60 mjete dhe rreth 250 ushtarë do ti shpërndajnë në rajonet e tjera në mënyrë që mëngjesi i të dielës të shënojë ditën e vaksinës në të gjithë vendin.

Tashmë, dozat e para të vaksinës kanë mbërritur edhe në vende të tjera të Evropës, përfshirë Francën, Greqinë etj. Dhe ashtu siç kishte deklaruar shefja e komisionit evropian, Ursula von Der Leyen, vaksinimi do të nisë në të njëjtën kohë, pra të dielën. Zyrtarët në Bruksel e kanë quajtur të dielën një ditë historike, ose edhe ditën e fitores, kur fillon, me shpresë, fundi i pandemisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet