Turkmenistani lufton Covid-19 pa ilaçe, kjo është bima që përdor

Bota
Turkmenistani lufton Covid-19 pa ilaçe, kjo është bima që

Jamball, një lloj bime, është mjekimi i ri kundër Covid. Është i bindur për këtë presidenti i Turkmenistan, vend në Azinë qendrore, që pretendon se nuk është prekur nga pandemia.

Kreu i shtetit theksoi se shkencëtarë nga e gjithë bota po kërkojnë mjekime kundër koronavirusit dhe një nga këta mund të jenë rrënjët e kësaj bime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pa dhënë asnjë provë shkencore në mbështetje të deklaratave të tij, ai thotë se jamballi ndalon zhvillimin e koronavirusit dhe madje dhe një përqendrim i vogël i kësaj bime ka një efekt neutralizues.

Meqenëse Turkmenistani ka rezerva të mjaftueshme të kësaj bime, presidenti ka urdhëruar akademinë kombëtare të shkencave që të kryejë studime për efektet e kësaj bime aromatike.

Që në muajin mars ai kishte urdhëruar që të digjeshin sistematikisht rrënjë të bimës me një aromë të fortë për të cilën pretendohet se mund të luftojë koronavirus.

Lideri i Turkmenistanit një muaj më parë përuroi një statujë ari të lartë gjashtë metra dedikuar racës së qenve të preferuar nga ai, që njëkohësisht është dhe në listën e trashëgimisë kombëtare së bashku me tapetet e punuara me dorë dhe një racë të famshme kuajsh.

ME TE LEXUARAT