Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Stresi nga arratia publikon këngën e re, mister vendndodhja e tij

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, Stresi, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re, “Gang shit”. Kjo këngë vjen në bashkëpunim me reperët e rinj One T dhe Anestezioni.

Kënga është punuar nga DualVox, gjersa tekstin e saj e kanë shkruar vet reperët. “Gang Shit” është vizualizuar edhe me klip, i cili i është besuar regjisorit Sener Sahko.

Stresi ka qenë një emër shumë i përfolur muajin e fundit, veçanërisht pas pjesëmarrjes së tij në protesta, për vrasjen e Klodian Rashës.

Menjëherë pas protestës së 10 dhjetorit Stresi u fsheh në Kosovë. Këtë e ka treguar dhe në një intervistë për ‘Prive’ ku ka falenderuar miqtë që e ndihmuan të shkonte deri në shtetin fqinj.

Më pas ai postoi një tjetër foto me një valixhe në dorë ku shkruante: Ku ???? A po ikim shtet tjetër 🤪 go go. Për momentin nuk dihet ende vendndodhja e reperit shqiptar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet