Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Spiropali: Kush e mendonte se kopshtet më të bukur do të ndërtoheshin në Kamëz dhe në Paskuqan

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila është njëherazi edhe e deleguara e Partisë Socialiste në Kamëz ka publikuar një fotogaleri në faqen e saj në Facebook që tregojnë kopshtet e rindërtuara në këtë bashki pasi u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

“Kush e mendonte, para disa vitesh, se kopshtet më të bukur në Shqipëri do të ndërtoheshin në Kamëz dhe në Paskuqan?! Gëzuar fëmijë! Ju duam shumë”, shkruan në postimi.

Një prej kopshteve të publikuara nga Spiropali është inspektuar më parë edhe nga Kryeministri Rama. Bëhet fjalë për kopshtin “Niko Hoxha” që pritet të hap dyert për 200 fëmijë, në qendër të lagjes së re ku do të ndërtohet edhe shkolla, qendra shëndetësore etj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet