Si u ekzekutua nipi i Gjovalin Prendit, të cilit iu sulmua lokali në Lezhë! Çfarë thoshte xhaxhai për ngjarjen

Aktualitet
Si u ekzekutua nipi i Gjovalin Prendit, të cilit iu sulmua lokali në

Dy të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një ekzekutimi me armë të ndodhur në afërsi të urës së Milotit në shkurt të 2014.

Dy vëllezërit Taulant dhe Aurrel Prendi së bashku me Klodian Ndreca, 28 vjeç, po udhëtonin me një makinë tip "Golf" ku dy persona ka qëlluar mbi 20 herë me kallashnikov në drejtim të tyre. Klodjani dhe Taulanti mbetën të vdekur në vend, ndërsa u plagos rëndë Aurrel Prendi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë pista kryesore e hetimit është se objektivit i atentatit mund të ketë qenë Klodian Ndreca, 28 vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme ishte në timon të makinës. Ndërsa dy vëllezërit Prendi, djem halle me Ndrecën, ishin viktima të rastësishme pasi kishin qenë në makinë me Klodianin në momentin e ekzekutimit.

Por nuk përjashtohet pista e hetimit se objektivi mund të jetë ngatërruar dhe objektiv i atentatit mund të ketë qenë ish pronari i automjetit, shtetasi me iniciale M.P, i cili dyshohet se ka precedente penalë në Itali. Xhaxhai i vëllezërve Prendi në një prononcim për median thotë se nuk kanë pasur asnjë konflikt dhe i kërkojnë qeverisë të zbardhë vrasjen dhe të vihet në vend drejtësia.

“Ngjarja na ka shokuar. Ne nuk kemi patur konflikt me asnjeri. I kërkoj qeverisë Rama që të vihet drejtësia në vend.”- thotë Gjovalin Prendi.

ME TE LEXUARAT