Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shpiku vaksinën anti-Covid, shkencëtari tregon nëse do bashkëpunojë me Turqinë

Turqia është duke tentuar që të nisë prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit në bashkëpunim me kompaninë “Pfizer Bion/ Tech” duke u nisur edhe nga fakti se shkencëtarët që e shpikën atë janë me origjinë turke.

Megjithatë, ndryshe sa po raportohet në disa media shqipfolëse, kemi të bëjmë vetëm me një synim të shprehur nga shkencëtari turk i Bion/Tech, Uğur Şahin dhe jo një plan konkret.

Duke folur për ATV ai u shpreh se kanë një dëshirë të tillë, por ajo nuk mund të plotësohet brenda vitit 2021. Duke folur anglisht, edhe pse turk, Şahin tha se vaksinat kundër koronavirusit për Turqinë do të jenë të mundura nga fillimi i pranverës dhe ato do të mbërrijnë nga vendet e Bashkimit Europian.

“Kemi një dëshirë të tillë, që të fillojmë prodhimin e vaksinës në Turqi, por nuk di të them nëse do ta arrijmë këtë brenda vitit të ardhshëm. Vaksinat për ne do të vijnë nga BE”, u shpreh shkencëtari me origjinë turke.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet