Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sherri/ Kërcënoi të vëllanë me armë, kush është shkodrani që i shpërthyen me tritol makinën

Nazmi Bandulla personi në makinën e të cilit shpërtheu tritoli është një person i njohur për blutë e Shkodrës.

Fax News mëson se vetëm 3 muaj më parë, ai u arrestua në flagrancë pasi, pak para mesnatës së Shtatorit, ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij shtetsin A. Bandulla. 38-vjeç, i cili banon në të njëjtën ndërtesë me autorin.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës,teksa policia njoftonte se e kishte arrestuar në flagrancë 44-vjeçarin.

Bandulla kërcënoi me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij. Shërbimet policore, së bashku armën e zjarrit tip pistoletë Bareta, me një fishek në fole, sekuestroi edhe 38 copë fishekë, te kalibrit 9mm, në cilësinë e provës materiale”.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ngriti akuzat ndaj tij për veprën penale “Kanosje me armë zjarri” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet