Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Po kurohej prej ditësh tek Infektivi, humb betejën me koronavirusin 38-vjeçari

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 9 persona që nuk mundën të fitojnë luftën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit.

Më i riu prej tyre ishte një 38 vjeçar, i cili nuk mund të dalë i gjallë prej spitalit për shkak të komplikacioneve që shkaktoi virusi.

Mësohet se i riu është nga Tirana dhe ishte duke u trajtuar prej disa ditësh në spitalin Covid 1, tek Infektivi, i cili pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur t’ia dalë.

Ndërkohë, të tjerët që humbën jetën janë edhe 4 qytetarë të tjerë nga Tirana, 1 nga Lezha, 1 nga Përmeti, 1 nga Berati dhe 1 nga Gjirokastra.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet