Gazetari i CNN Andrew Kaczynski dhe gruaja e tij, reporterja e “Wall Street Journal’, Rachel Louise Ensign kanë humbur vajzën e tyre 9-muajshe, Francesca.
Me anë të një postimi ai shkruan se ka humbur vajzën pas një beteje disa mujore me kancerin.
“Ne jemi zemërthyer që duhet të njoftojmë se vajza jonë e bukur Francesca vdiq natën e kaluar në krahët e mamasë dhe babait të saj.
Do të ketë gjithmonë një boshllëk i madh në zemrat tona për të. Ne jemi shumë mirënjohës që kemi njohur dashurinë e saj. Francesca të duam ”, shkroi ai në Twitter.
Vogëlushja javën e fundit kishte bërë një operacion në tru, por fatkeqësisht nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e keqe.