Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Na vjedhin çdo natë”, largohen azilantët nga kampi i Babrrusë, banorët: Të mos kthehen më

Prej dy muajsh, azilkërkuesit që vinin nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore janë larguar nga Qendra Kombëtare Pritëse, e cila ndodhet në periferi në Tiranës, në Babrru.

Tashmë në këtë kamp ndodhen rreth 10 familje. Pasi janë kapur në kufi, ata kërkuan menjëherë nisjen e procedurave për të kërkuar azil në vendin tonë.

Ndërsa pjesa tjetër, e kryesisht të rinjtë, prej disa muajsh janë larguar prej këtej. Kjo për shkak të shqetësimeve të ngritura nga banorët e zonës se banesat e tyre çdo natë po binin pre e vjedhjeve.

Pas shumë kërkesash të bëra nga banorët, Ministria e Brendshme u detyrua t’i largojë ata prej këtij kampi. ABC mëson se ata po qëndrojnë në disa ambiente të tjera, në zona periferike të kryeqytetit.

Një nga banorët e zonës shprehet se pas kaq muajsh situata është qetësuar, duke bërë apel që autoritetet të mos vendosin që azilkërkuesit të strehohen më aty.

“Kemi gati dy muaj, tre muaj gati që kemi rënë qetësi si lagje. Ata nuk i pranojnë më këtu emigrantët, azilkërkuesit. Tani nuk e dimë, do rikthehen prapë apo jo, nuk e dimë këtë gjë. Por ne nuk jemi dakord që të kthehen”, është shprehur një banor.

ABC e ngriti më herët këtë shqetësim. Banorët e zonës shpreheshin se po detyroheshin që muret e banesave ti bënin me tela me gjemba.

Në 10 muajt e parë të këtij viti, në kufirin e gjelbërt janë ndaluar 11.709 klandestinë. Gjatë dy muajve të fundit është rritur numri i ardhjes së tyre në mënyrë ilegale. Pjesa më e madhe e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet