Violeta Hoxha është kryeinfermiere në spitalin Infektiv, ku bashkë me shumë mjekë dhe infermierë po kujdesen për pacientët e infektuar me koronavirus.
Prej 40 vitesh ajo është në shërbim të pacientëve, Violeta Hoxha është një mbështetje shumë e madhe për kolegët e saj, të cilët janë heronjtë e Shqipërisë, pasi po përballen me vetëmohim me koronavirusin vdekjeprurës.
Kryeinfermierja u infektua edhe vetë me koronavirus, por pasi e kaloi u rikthye sërish në detyrë në krah të kolegëve, edhe pse afër pensionit.
Foton e kryeinfermieres e ka publikuar edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, për t’i shprehur falenderimet për punën e palodhur në shërbim të pacientëve