Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Koronavirusi i ri anglez ‘pushton’ botën, në këto shtete u zbuluan rastet e para

Franca, Suedia dhe Japonia konfirmuan rastet e para me variantin e ri të koronavirusit, i cili u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Një francez që jeton në Angli, ka dalë pozitiv në variantin e ri më 25 dhjetor, tha Agjencia e Shëndetit Publik e Francës.

Në deklaratën për media thuhet se ai nuk ka simptoma dhe se është në vetizolim.

Disa vende të tjera evropiane kanë raportuar po ashtu raste të variantit të ri, i cili duket të jetë më ngjitës sesa koronavirusi origjinal, por jo edhe më vdekjeprurës.

Zyrtarët shëndetësorë gjithashtu kanë thënë se nuk ka prova se varianti i ri do të jetë rezistent ndaj vaksinave.

Ministri japonez i Shëndetësisë, Norihisa Tamura, tha të premten vonë se pesë njerëz janë dërguar në karantinë, pasi është konfirmuar se ata janë të infektuar me variantin e ri.

Të pestit kanë arritur në Japoni përpara se ky vend të vendoste një ndalesë të përkohshme për vizitorët e huaj nga Britania.

Aktualisht, vetëm shtetasit japonezë dhe shtetasit e huaj me leje qëndrimi lejohen të hyjnë në Japoni dhe ata duhet të kalojnë karantinën e detyrueshme prej 14 ditësh pas mbërritjes.

Njoftimi për shfaqjen e variantit të ri të koronavirusit në Britani ka bërë këtë javë që disa vende në botë t’i ndërpresin përkohësisht fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar.

Varianti i ri i koronavirusit u zbulua ditën e sotme edhe në Suedi. Ishte pikërrisht një udhëtar i ardhur nga Mbretëria e Bashkuar u sëmur pas mbërritjes në Suedi dhe rezultoi pozitiv, tha të shtunën Agjencia Suedeze e Shëndetësisë.

Zyrtarët thanë se udhëtari, i cili nuk është identifikuar me emër, është mbajtur i izoluar pas mbërritjes në Suedi dhe se deri tani nuk është zbuluar asnjë rast tjetër pozitiv.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet