Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Historia/ I bëri ‘gropën’ më shume se 500 agjentëve perëndimore, vdes spiuni rus

George Blake, ish-oficer i shërbimit sekret britanik, MI6 dhe një prej agjentëve më të famëkeq të Luftës së Ftohtë ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare. Lajmin e bëjnë të ditur mediat ruse.

Sipas BBC, përgjatë nëntë viteve, spiuni i sovjetikëve dorëzoi informacione që sollën në zbulimin dhe tradhtinë e të paktën 40 agjentëve të MI6 në Europën Lindore.

Ai u dënua me burg në Londër në vitin 1960, por u arratis në vitin 1966 dhe u largua drejt Rusisë. Shërbimi sekret rus tha se ‘Blake kishte një dashuri të sinqertë për vendin tonë’.

Në një intervistë në vitin 1990 me BBC, Blake përllogariste se ka tradhtuar më shumë se 500 agjentë perëndimorë, por mohonte sugjerimet se 42 prej tyre kanë humbur jetën si rezultat i veprimeve të tij.

Historia e tij doli në dritë kur një oficer i shërbimit sekret polak, Michael Goleniweski, dezertoi për në Perëndim, duke zbuluar rolin e spiunit rus në inteligjencën britanike.

Blake u thirr në Londër dhe u arrestua. Ai u gjet fajtor për pesë akuza.

Gordon Corera e BBC thotë se arratisja e tij nga burgu e shtoi akoma më shumë turpërimin që i kishte ndodhur shtetit britanik.

“Arsyet e veprimeve të Blake mbeten misterioze, veçanërisht rekrutimi i tij. Vetë Blake më ka thënë se nuk kanë rëndësi motivet e tij.

Por pjesë e problemit është fakti se ai zgjodhi komunizmin, por jetoi për të parë rënien e tij. Në Rusi ai akoma shihet si një hero nga pasuesit e KGB-së”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet