Hidhet në erë makina, ja kush ishte objektivi i shpërthimit të fuqishëm në Shkodër

Aktualitet
Hidhet në erë makina, ja kush ishte objektivi i shpërthimit

Një shpërthim i fuqishëm tritoli është dëgjuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus dhe lënda plasëse është vendosur në automjetin e shtetasit Nazmi Bandulla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Makina ishte e parkuar në oborrin e banesës kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm.

Ndërkohë një numër i madh efektivësh kanë rrethuar zonën dhe po hetojnë për zbardhjen e saj.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen "Partizani", Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

ME TE LEXUARAT