Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Greqia në festë/ Nesër nis vaksinimi antiCovid, kush e merr injeksionin i pari

Greqia mori mbrëmë dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit dhe duket se nuk po humb kohë për të filluar vaksinimin.

Autoritetet greke raportojnë se vaksinimi do të nisë nesër dhe të parët që do të provojnë injeksionin janë krerët e shtetit.

Kështu, kryeministri Mitsotakis dhe Presidentja Katerina Sakellaropoulou janë të parët në listë për t’u vaksinuar, ndërsa më vonë do të vijohet me grupet më të rrezikuara.

Krahas tyre, vaksinat të parët do t’i provojnë edhe drejtues të tjerë të institucioneve të rendësishme si edhe krerët e partive.

Kamioni i parë me vaksinat kundër koronavirusit mbërriti mbrëmë nën masa të rrepta sigurie.

Greqia është ndër vendet e para që mori vaksinën e kompanisë Pfizer/ BioNTech.

Greqia do të marrë 83 mijë doza deri në 31 dhjetor dhe rreth 430 mijë doza deri në muajt janar dhe shkurt.

Ndërkohë, deri më tani nuk ka asnjë datë se kur do të mbërrijnë vaksinat e para në Shqipëri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet