Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjermania nuk humb kohë, nis vaksinimin, personi i parë një 101 vjeçare

Gjermania këtë të shtunë ka nisur dhe vaksinimin e qytetarëve të saj vetëm disa orë pas dorëzimit të dozave të para.

Mediat bëjnë me dije se personi i parë që është vaksinuar në Gjermani është 101-vjeçarja, Edith Kwoizalla.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn në një konferencë për mediat është shprehur se vaksina është thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të kthyer jetën në normalitet.

Ndër të tjera raportohet se në Gjermani të parët që janë në listë për të marrë vaksinën janë personat më të vjetër se 80 vjeç dhe njerëzit që janë më të rrezikuar.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Gjermani janë konfirmuar të infektuar me Covid , 1,627,103 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 29,422 pacientë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet