E çuditshme në Greqi/ Shqiptari goditet 7 herë me thikë, por refuzon t'i tregojë emrin autorit

Aktualitet
E çuditshme në Greqi/ Shqiptari goditet 7 herë me thikë,

Një 30-vjeçar shqiptar u godit 7 herë me thikë në Kretë të Greqisë dhe rrezikoi seriozisht të humbte jetën.

Por e çuditshmja në këtë histori është fakti se ai nuk pranon të bashkëpunojë me policinë që po heton rrethanat në të cilat ai u plagos dhe nuk tregon se kush e sulmoi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mediave greke ngjarja e rëndë ndodhi në orën 6 të ditës së Krishtlindjes, kur pati një përleshje të fortë që shpërtheu për arsye të panjohura deri më tani, midis një grupi njerëzish.

Njëri prej tyre sulmoi të riun shqiptar dhe e goditi me thikë shtatë herë në të gjithë trupin, ndërsa menjëherë më pas ai nxitoi të zhdukej, si të tjerët.

Viktima, i cili kishte humbur shumë gjak, u mor me ambulancë dhe u transportua në spitalin 'Venizelos' , ku iu nënshtrua një operacioni dhe gjendja e tij mbetet e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Sidoqoftë, ai nuk pranoi të përmendte atë që e goditi me thikë në polici, e cila po përpiqet të identifikojë autorin nga dëshmitë dhe pamjet nga kamerat në zonë.

ME TE LEXUARAT