Një aksident është shënuar pasditen e sotme rreth orës 19:30 në afërsi të Sheshit Shqiponja, ku një mjet ka përplasur një këmbësor.
Sipas policisë mjeti me drejtues shtetasin I.M ka aksidentuar këmbësorin R.H, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 26.12.2020, rreth orës 19:30, në afërsi të Sheshit Shqiponja, mjeti me drejtues shtetasin I.M., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin R.H., i cili ndodhet në spital, nënkujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.