Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zyrtare, Kastrati Group merr me koncension aeroportin e Rinasit

Koncesioni i Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit i kalon zyrtarisht “Kastrati Group”, duke marrë në zotërim 100% të aksioneve të Tirana International Airport.

Grupi ‘Kastrati’ i bleu aksionet nga kompania kineze ‘Real Fortress Private Limited’. Marrëveshja mes grupit ‘Kastrati’ dhe ‘Real Fortress Private Limited’ është regjistruar në QKB më 18 dhjetor.

Kinezët e morën aeroportin e Rinasit në 2016

Në prill të vitit 2016 grupi kinez, China Everbright njoftoi se kishte nënshkruar blerjen me 82.25 milionë euro me aksionerët që morën Rinasin në vitin 2004 me një afat 20 vjeçar, përmes filialit të saj “Real Fortress Private Limited”, një kompani offshore me seli në Singapor.

Në atë kohë dhe qeveria shqiptare u përfshi në bisedime për ndryshimin e disa pikave të koncesionit, ku kompania që administronte Rinasin nuk do të kishte me të drejtën ekskkluzive mbi aeroportet.

Menjëherë pas kësaj u krijua mundësia për hapjen e pistës në Kukës si dhe nisjen e garës për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Në shkëmbim të kësaj, koncesioni i Rinasit u zgjat deri në vitin 2027 dhe nëse do të bëhet e mundur që dhe në qytetin bregdetar të ulen avionë, TIA mund të marrë 2.5 vjet të tjera shtesë në kontratë.

Negociata janë zhvilluar dhe mbi uljen e tarifave, pasi nga auditimet ka rezultuar se kompania koncesionare ka fituar më shumë të ardhura nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar, por deri më tani nuk ka pasur dakordësi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet