Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasësja e çiftit Pasho lihet në burg, gjyqtari italian: Mund të kryejë vrasje të tjera

Gjyqtari Antonio Pezzuti vendosi që të linte në burg pa afat 36-vjeçaren shqiptare Elona Kalesha nga Durrësi, që akuzohet për vrasjen dhe copëtimin e trupave të çiftit Pasho.

Ish e dashura e djalit të çiftit nuk pranoi që të flasë në seancë, ndërsa gjyqtari u shpreh se duhet të qëndrojë në burg pasi nëse lirohet mund të arratiset dhe ka rrezikshmëri.

Sipas gjykatësit, Elona mund të kryente krime të tjera, “ajo ende ka bashkëpunëtorë të një thellësie të konsiderueshme kriminale dhe në 2015 ajo vrau bashkëshortët Pasho me të paktën dy persona të tjerë të cilët gjithashtu mund ta kenë ndihmuar atë për të copëtuar dhe asgjësuar kufomat në valixhet e gjetura pesë vjet më vonë në një fushë në Firence” tha ai.

Elona Kalesha “është e rrezikshme, prandaj duhet të qëndrojë në burg” vijoi ai. Gjykatësi sheh dhe një rrezik të përsëritjes së krimeve, “rreziku duhet të konsiderohet konkret dhe aktual“. “Mund të kryejë krime të tjera në të ardhmen, pra edhe vrasje”.

Ajo, thotë gjyqtari “duket se është futur përgjithmonë në një qark kriminal, ka marrëdhënie të ngushta me njerëz me një kalibër të konsiderueshëm kriminal” tha ai.

Ish e dashura e çiftit, Elona Kalesha akuzohet për vrasjen e dyfishtë, për fshehjen dhe copëtimin e dy kufomave të Shpëtimit dhe Teuta Pashos.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet