Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Vaksinimi, në stadium”/ Rama: Dozat mbërrijnë në fillim të 2021

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ne fillim te vitit te ardhshem ne Shqiperi do te mberrijne dozat e para te vaksinave kunder koronavirusit. Ne diten e Krishtlindjes, shefi i qeverise ka zgjedhur t’u dhuroje lule mjekëve dhe infermiereve qe punojne ne spitalin COVID 1, duke premtuar se ata do te vaksinohen te paret.

“Unë jam shumë i kujdesshëm në fjalët, por jemi shumë afër përmbylljes së një marrëveshjeje me disa komponentë për vaksinën kështu që shpresoj se në fillim të vitit do të kemi edhe dozat e para, që sigurisht janë për ju. Do të vaksinoheni shumë shpejt, çështje javësh.”

Kryeministri ka shpjeguar se negociatat per vaksinat jane te veshtira, por qeveria shqiptare po ben çdo perpjekje per te siguruar dozat e nevojshme.

Deri sa vaksina te mberrije ne Shqiperi, qeveria po pergatit ambientin ku do te kryhet vaksinimi.

“Në stadiumin ‘Air Albania’ do të vendosen të gjithë ekipet e vaksinimit sepse në mjediset e hapura është më mirë, edhe për të shmangur radhët.”

Nderkaq, shefi i qeverise ka lajmeruar se së shpejti spitali Inkfetiv do te shembet, per t’u ndertuar nga fillimi pasi jane siguruar fondet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet