Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vaksinimi i qytetarëve në veri të Kosovës nga Serbia, Abazi: Shkelje e sovranitetit

Pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç se ka nisur vaksinimi në veri të Kosovës me ‘Pfizer’ për të frenuar koronavirusin.

Mediat serbe, duke cituar presidentin serb, raportojnë se vaksinimi ka filluar në Leposaviç. Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se vaksinimi i qytetarëve në veri të vendit nga Ministria e Shëndetësisë së Serbisë është një shkelje e sovranitetit të Kosovës.

“Vaksinimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë përbrenda territorit të Kosovës përbën shkelje të sovranitetit dhe kërcënim për sigurinë e vendit”, ka shkruar Abazi në rrjetin social Facebook.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet