Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Terrorizoi fshatin dhe qëlloi disa herë drejt policisë, arrestohet 45-vjeçari Josif Kavaja

Josif Kavaja, 45-vjeçari i cili qëlloi me armë zjarri drejt policisë në Elbasan pasditen e djeshme është ende në arrati. Efektivët e FNSH-së dhe të RENEA-s i janë vënë në kërkim. Nga informacionet, Kavaja është arratisur në pyll prej orësh të tëra dhe vijon të mos bindet për tu dorëzuar në polici.

Josif Kavaja, 45-vjeçari i cili qëlloi me armë zjarri drejt policisë në Elbasan pasditen e djeshme është ende në arrati. Efektivët e FNSH-së dhe të RENEA-s i janë vënë në kërkim.

Nga informacionet, Kavaja është arratisur në pyll prej orësh të tëra dhe vijon të mos bindet për tu dorëzuar në polici.

Ngjarja ndodhi në fshatin Seltë të Elbasanit kur policia shkoi për kontroll në banesën e Kavajës me vendim gjykate pas denoncimeve të fqinjëve se ky i fundit mbante armë zjarri pa leje me të cilën i kërcënonte.

Në momentin që policia mbërriti në shtëpinë e 45-vjeçarit, në tentativë për t’i shpëtuar uniformave blu ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të tyre duke u rrezikuar jetën.

Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk pati të lënduar. Mësohet se ai ka qëlluar 12 herë drejt policisë.

45 vjeçari banon i vetëm, ndërsa në lagjen ku ndodhet ai janë 8 shtëpi të pa banuara. Nga raportimet paraprake, dyshohet se 45-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Prej më shumë se 12 orësh në arrati, arrestohet 45-vjeçari Josif Kavaja që terrorizoi Elbasanin dhe qëlloi mbi policinë

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet