Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shpërthim i fuqishëm për Krishtlindje në SHBA, dyshohet për sulm terrorist

Autoritetet amerikane besojnë se shpërthimi që ndodhi në qendër të qytetit të Nashville, mëngjesin e Krishtlindjes mund të ketë qenë një veprim i qëllimshëm dhe dyshohet për sulm terrorist.

Zëdhënësi i policisë së qytetit në shtetin amerikan të shtetit Tennessee tha se nga shpërthimi që ndodhi në orën 6:30 të mëngjesit u thyen xhama dhe u dëmtuan ndërtesa.

Autoritetet besojnë se në shpërthim ishte e përfshirë një rulotë e parkuar. Si pasojë e shpërthimit, tre persona me plagë jo të rënda u dërguan në spital për të marrë kujdes shëndetësor.

Ndërkohë, një hetim i gjerë është nisur për ngjarjen. Zona ku ndodhi shpërthimi është e mbushur me bare, restorante, dyqane të vogla dhe njihet si zemra turistike e qytetit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet