Shoferët e bllokuar në kufi kalojnë Krishtlindjen në kabinë, marrin ushqime nga vendasit

Bota
Shoferët e bllokuar në kufi kalojnë Krishtlindjen në

Mijëra shoferë kamionësh kaluan Krishtlindjen në kabinat e mjeteve të tyre në Kent, ndërsa autoritetet britanike dërguan edhe ushtrinë për të ndihmuar me kaosin e krijuar në pikat kufitare detare.

Për shkak të kufizimeve nga ana franceze për të ardhurit nga Mbretëria e Bashkuar, të gjithë kamionistët duhet t’iu nënshtrohen testit për koronavirus, çka ka shkaktuar bllokime dhe radhë të gjata prej ditësh.

Të premten në mëngjes, makinat e rënda kanë lëvizur ngadalë. Në ndihmë të 1100 ushtarakëve britanikë mbërritën edhe 30 zjarrfikës francezë në portin e Kentit.

Qeveria britanike ka siguruar gjithashtu vakte ushqimore për kamionistët, që janë kryesisht të huaj të cilët nuk mundën të kalonin Krishtlindjen me familjet e tyre.

Por, edhe banorët vendas të fshatrave rreth pikës kufitare kanë treguar shpirtin festiv, duke u dhënë pako me ushqime dhe mjete të tjera ndihmëse.

ME TE LEXUARAT