Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Qëndruan dy orë nën ujë, çifti nxirret nga makina në Britani

Një ‘mrekulli’ Krishtlindjeje mund të konsiderohet shpëtimi i një çifti në Britaninë e Madhe, të cilët për gati dy orë qëndruan të bllokuar në makinën e tyre që ishte mbuluar nga uji.

Pamjet e publikuara nga mediat vendase tregojnë zjarrfikësit të cilën nxjerrin një burrë dhe një grua nga makina e tyre, paraditen e së premtes pranë Norwich.

Dy dëshmitarë, Matt dhe Alex Emmerson, e dalluam makinën nga dritarja e tualetit të tyre rreth 15 minuta përpara se zjarrfikësit të nisnin operacionin e shpëtimit. Ata ishin me idenë se makina ishte bosh…

“Kushdo që ishte, ata kanë qëndruar aty për një kohë të gjatë, gati 2 orë. Uji duhet të ketë qenë akull”, tha Matt për BBC.

Ai e cilësoi këtë operacionin shpëtimi si “mrekulli” në vigjilje të Krishtlindjes, teksa tregoi më tej se për të shpëtuar çiftin zjarrfikësit thyen xhamin e makinës.

Shirat e dendur gjatë ditëve të fundit shkaktuan përmbytje masive në jug të Norfolk. Policia atje tha se po hetonte shkaqet e ngjarjes, ndërsa çifti u dërgua në spital.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet