Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Plagosja në Dibër, 51-vjeçari ishte i dehur, mjekët zbulojnë se e kanë rrahur

Mbrëmjen e sotme në Dibër u raportua për një plagosje me armë zjarri. Policia njoftoi se i plagosuri është 51-vjeçari Faik Zeqja. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Kthesa e Majtarës”, njësia administrative Maqellarë.

Policia njoftoi se 51-vjeçari është plagosur në pjesën e këmbës dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.

Dyshimet janë se 51-vjeçari që po drejtonte një kamionçinë është qëlluar me një plumb manovër.

Makina u gjet në krah të kundërt dhe dyshimet janë se mund të ketë debatuar me drejtues të ndonjë mjeti tjetër.

Gjithashtu Faik Zeqja ishte nën efektin e alkoolit dhe nga ekzaminimet ka rezultuar se është goditur disa herë në trup.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet