Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pikëpyetjet e mutacionit COVID-19/ Ekspertët: Transmetueshmëri e lartë, por vaksina e lufton

Në një kohë kur e gjithë bota po vazhdon të përballet me pasojat e pandemisë, vetë virusi ka pësuar mutacion, duke ngritur pikëpyetje mes ekspertëve për rreziqet që mund të sjellë.

Andi Koraqi, shef i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT shpjegon se ky mutacion i Covid-19 nuk pritej nga ekpertët ndërkombëtarë.

Andi Koraqi

Shef i Laboratorit te Mikrobiologjise, QSUT

“Mutacioni ka dale jashte parashikimeve. Është ndryshim i madh i pashpjegueshem. Nuk dihet ende si ka ardhur, ndëkohë që nuk dimë ende pasojat që lë në organizëm. Ndryshimi mes atij klasik dhe virusit të ri është se lidhet me 27 nukleotide.”

Pas ndryshimeve, virusi sars cov 2 ëshët vërejtur të ketë një transmetueshmëri më të madhe, por ende nuk ka të dhëna për vërtetojnë se aim und të jetë më I rrezikshëm sesa virusi I parë.

“Disa shkencëtarë thonë se transmetueshmëria është rreth 70%, nuk dihet ende impakti që ka. Por ajo që dihet është se po zëvëndëson me shpejtësi virusin klasik.”

Ky variant i ri i COVID-19 u zbulua për here të parë në Britaninë e Madhe dhe po qarkullon në Europë, ndërsa nuk dihet ende nëse ka mbërritur në Shqipëri.

Aktualisht kompania Pfizer dhe ajo Biontek po bëjnë testime e analiza për të saktësuar ndikimin e vaksinës së prodhuar tek ky mutacion, por edhe tek forma të tjera të virusit që janë shfaqur në botë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet