Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përgjaket Krishtlindja, djali masakron babain me thikë në mes të Prizrenit

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” në Prizren. Ka dyshime se një 30-vjeçar ka vrarë babanë e tij.

Në një prononcim për media, një zyrtar policor ka thënë se nuk janë sulmuar anëtarët e tjerë të familjes, por djali ka sulmuar prindin drejtpërdrejt.

“Diku rreth orës 13:20, Policia ka ndërhyrë, sapo ka marrë informacionin. I biri ka sulmuar prindin. Agresori është i moshës 30-vjeçare.

Mjeti është i konfiskuar. Kemi edhe një dëshmitar okular të rastit. Nuk është sulmuar dikush tjetër prej anëtarëve të familjes, por drejtpërdrejt prindi. Babai ka ndërruar jetë në vendngjarje”, tha zyrtari policor.

Djali ka dyshime se ka përdorur thikë për vrasjen e babait. Agresori M.H 30 vjeç u arrestua nga policia, kurse viktima është i ati i tij, një 50-vjeçar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet