Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pandemia, mbretëresha britanike feston Krishtlindjet pa familjen

Mbretëresha Elizabet dhe Duka i Edinburgut, Princi Filip, po kalojnë festën e Krishtlindjeve të veçuar nga familja e tyre për shkak të kufizimeve nga pandemia koronavirus.

Çifti mbretëror britanik po qëndron në kështjellën Windsor dhe jo në Sanfringham, ku mblidheshin tradicionalisht çdo vit. Madje për këto festa nuk do të ketë as vizita mes anëtarëve të familjes mbretërore britanike.

Ndërkohë, Mbretëresha Elizabet këto Krishtlindje hoqi dhe dorë nga shërbesa e zakonshme në Kishë dhe është lutur në mënyrë private për të shmangur turmat.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet