Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Me kamion dhe nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në Greqi dozat e vaksinës antiCovid

aksinat anti-Covid kanë mbërritur në Greqi.

Sipas mediave greke, 9,000 dozat e para të vaksinës Pfizer dhe BioNTech kanë mbërritur me kamion ditën e sotme. Transportimi u bë me të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, ishte prezent gjatë hyrjes së vaksinave në kufirin e vendit.

Shpërndarja e tyre në Athinë pritet të bëhet ditën e nesërme dhe më 27 dhjetor do nis vaksinimi.

Sipas planit të publikuar më herët, në vend do të mbërrijnë edhe 83,850 doza të tjera, ndërsa në janar dhe shkurt pritet të marrim përkatësisht 429,000 dhe 333,450 doza.

Transferimi i dozave në depo dhe prej andej në qendrat e vaksinimit do të bëhet me fshehtësi absolute dhe me mbrojtje shumë të fortë policore.

 

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet