Masakër ditën e Krishtlindjes, terroristët vrasin 7 persona dhe djegin kishën

Bota
Masakër ditën e Krishtlindjes, terroristët vrasin 7 persona dhe

Festa e Krishtlindjes ‘u shkatërrua’ nga grupi terrorist në Borno të Nigerisë pasi vranë 7 persona në një sulm.

“Boko Haram sulmoi fshatin Pemi, vrau shtatë vetë dhe rrëmbeu shtatë të tjerë, duke përfshirë një pastor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata gjithashtu dogjën një kishë, një ambulancë dhe disa shtëpi,” i tha CNN të Premten Kachallah Usman, sekretari i zonës së qeverisë lokale Chibok.

Pemi ndodhet afërsisht 20 kilometra nga Chibok, ku Boko Haram rrëmbeu më shumë se 200 vajza në shkollë gjashtë vjet më parë.

Një burrë që pretendon të jetë Abubakar Shekau, një udhëheqës i Boko Haram, gjithashtu tha se grupi ishte përgjegjës për rrëmbimin e më shumë se 300 fëmijëve në veriperëndim të vendit në fillim të këtij muaji, megjithëse guvernatori Aminu Bello Masari hodhi poshtë këtë pretendim, duke thënë se “banditët lokalë” ishin përgjegjës.

ME TE LEXUARAT