Japonia në alarm, përhapet varianti i ri i koronavirusit

Bota
Japonia në alarm, përhapet varianti i ri i koronavirusit

Varianti i ri i koronavirusit, që dyshohet se e ka origjinën në Britani, është përhapur edhe në kontinentin aziatik, pasi janë regjistruar rastet e para edhe në Japoni.

Janë 5 qytetarë që janë testuar pozitivisht për koronavirus, të cilët kishin arritur së fundmi në Japoni.

Mediat japoneze raportojnë se ata janë vendosur në karantinë, ndërsa zyrtarët shëndetësorë po përpiqen të gjurmojnë kontaktet e tyre dhe rrugët e mundshme të infeksionit.

Japonia tashmë ka ndaluar hyrjen e udhëtarëve nga Mbretëria e Bashkuar, përveç kthimit të shtetasve dhe banorëve japonezë.

ME TE LEXUARAT