Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Horoskopi 25 dhjetor, ditë e mbushur me momente romantike

Dashi

Yjet janë mjaft të favorshëm dhe kjo ditë premton që të jetë e qetë. Përfitoni, pasi ditët në vijim do të jenë disi në rënie. Gjatë këtyre Krishtlindjeve, Saturni nuk do të jetë më kundër, një shenjë që premton një periudhë të favorshme.

Demi

Kjo Krishtlindje do të jetë mjaft e rëndësishme dhe me sukses personal. Keni nevojë që të besoni më shumë në fatin tuaj. Nëse keni njerëz të afërt në jetën tuaj, nuk do jetë e vështirë që të jeni optimist dhe pozitiv. Mundohuni veçse të shkaktoni më pak polemika.

Binjakët

Ju pret një e premte nën ritmin e duhur, nëse jeni në kërkim të qetësisë së humbur. Kanë qenë 48 orë të rënduara, edhe nga pikëpamja fizike. Kush ka një çështje problematike të hapur, nuk duhet që t’ia vërë fajin kësaj periudhe, pasi me gjasë bëhet fjalë për çështje të mbartura.

Gaforrja

Kjo ditë Krishtlindje do të sjellë melankoli me vete dhe do të ndiheni të rënë moralisht. Mundohuni që të jeni të qetë. Mbani parasysh se viti 2020 do të sjellë transformime të mëdha.

Luani

Shfrytëzojeni sa më mirë këtë ditë! Kush dëshiron që të rikuperoj një marrëdhënie të krisur, do të ketë më shumë mundësi. Brenda fundjavës mund të lind një emocion i bukur në zemër. Përgjithësisht do të jetë një ditë pozitive dhe me fat.

Virgjëresha

Do të ketë luhatje gjatë kësaj dite. Megjithatë nuk është momenti për të bërë zgjedhje të guximshme. Keni nevojë për më shumë durim.

Peshorja

Ju pret një ditë e rëndësishme Krishtlindjesh, sidomos për gjithë ata që duan të ndryshojnë jetën e tyre dhe të përballen me problemet e punës. Sigurisht do të ketë shumë lodhje, sidomos nëse nuk ju ndihmon askush. Në dashuri do të ketë ndonjë shqetësim të vogël, sa i takon një njeriut tuaj të dashur. Bëni kujdes me shëndetin!

Akrepi

Pavarësisht ndonjë konfuzioni dhe pasigurie lidhur me të ardhmen, kjo e premte do të lërë hapësirë edhe për ndonjë buzëqeshje. Krishtlindja do të lindë me një Hënë interesante në shenjë, por edhe Saturni do të jetë në anën tuaj. Përgatituni që të bëni zgjedhje të rëndësishme sa i takon profesionit.

Shigjetari

Krishtlindjet do të jenë mjaft të favorshme për të gjithë të lindurit e kësaj shenje dhe ata që duan të jetojnë emocione speciale. Yjet vlerësojnë ndjenjat, në sajë të ndikimit të Hënës. Kush dëshiron që të nisë diçka të re, nuk do të ndalohet nga yjet.

Bricjapi

Ju presin projekte të mëdha gjatë kësaj të premteje. Është një periudhë mjaft e frytshme, sa i takon të ardhmes suaj.

Ujori

Ju presin ditë pozitive, sidomos për gjithë ata që duan të programojnë diçka ndryshe për të ardhmen dhe plotë me ndryshime. Strategjitë lidhur me punën, janë në vijim.

Peshqit

Këto ditë duhet të jetohen sa më qetësisht dhe në harmoni. Bëni mirë që të mos përhumbeni në mendime lidhur me atë që ka ndodhur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet