Erdogan: Turqia do të dëshironte lidhje më të mira me Izraelin

Bota
Erdogan: Turqia do të dëshironte lidhje më të mira me

Turqia do të dëshironte lidhje më të mira me Izraelin mirëpo politika izraelite ndaj palestinezëve është e “papranueshme”, ka thënë të premten presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Turqia dhe Izraeli, dikur vende mike, kanë tensionuar marrëdhëniet në vitet e fundit. Ankaraja ka dënuar vazhdimisht pushtimin izraelit në Bregun Perëndimor dhe trajtimin që u ka bërë palestinezëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autoritetet turke kanë kritikuar edhe marrëveshjet e arritura së fundmi në mes të Izraelit me katër vende myslimane, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin, Sudanin dhe Marokun.

“Politika për palestinezet është vija jonë e kuqe. Është e pamundshme për ne të pranojmë politikat e Izraelit ndaj palestinezëve. Aktet e tyre të pamëshirshme janë të papranueshme”, ka thënë Erdogan para gazetarëve, transmeton Reuters.

“Nëse nuk do të kishte probleme të nivelit të lartë (në Izrael) lidhjet tona do të ishin shumë më ndryshe” ka thënë ai.

“Ne do të dëshironim që lidhjet tona t’i kishim në një tjetër pikë”. Ministria e Jashtme izraelite nuk ka komentuar deklaratën e Erdoganit.

Autoritetet turke dhe ato izraelite kanë dëbuar ambasadorët e njëra-tjetrës më 2018, pasi forcat izraelite kanë vrarë dhjetëra palestinezë në përleshjet në Rripin e Gazës.

ME TE LEXUARAT