Këngëtarja Shkurte Gashi se fundmi është bërë nënë, ajo ka sjell në jetë një djalë, të cilin e ka quajtur Mal.
Por, Gashi gjithmonë ka qenë e rezervuar për sa i përket jetës së saj private, duke mos ndarë asnjë moment të rëndësishëm.
Ajo nuk ka bërë publike jo vetëm shtatzëninë, por as partnerin e saj. Ndërkohë, së fundmi një postim në Instastory i Lum Salihut, ka bërë që të identifikohet dhe partneri i saj.
Në postimin e tij, shfaqet postimi i partnerit të Shkurtes, i cili quhet Albert Limani, ku e ka falenderuar Lum Salihun për dhuratën e lindjes. Ndërkohë që lajmi është konfirmuar edhe nga Prive.al.