Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka uruar të gjithë ndjekësve për festën e Krishtlindjeve.
Ajo ka bërë një postim në Instagram, ku shfaqet pran një peme Krishtlindjesh, e veshur me një palë tuta të zeza dhe një kapele në kokë, ndërkohë që krahas fotos shkruan dhe urimin e saj.
“Gëzuar Krishtlindjet, ju dërgoj dashuri dhe dritë…Të gjithë e meritojnë atë pak shtesë esktra të dashurisë dhe magjisë së Krishtlindjes duke ju uruar gjitha të mirat,”-ka shkruar 30-vjeçarja në Instagram.
Rita Ora ndodhet ende e bllokuar në Bullgari, për shkak se shteti bullgar anuloi fluturime drejt Mbretërisë së Bashkuar, pas zbulimit të mutacionit të ri të Covid-19.
Ndërkohë, që këngëtarja ka shkuar në Bullgari për të xhiruar klipin e saj më të ri, i cili pritet të publikohet në janar të vitit 2021.